Lajme

Xharra “ankohet” për familjarët e pa punë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 09 June 2017

Ish-gazetarja tash kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Arbana Xharra, është ankuar për disa nga  familjarët e saj të papunë.

Ajo ka përmendur motrën e bashkëshortit të saj e cila është e papunë dhe tezën e saj e cila sipas Xharrës është larguar edhe nga skema sociale tash e disa vite, transmeton Infokusi.com

Ajo ka treguar edhe për punën që bëjnë bashkëshorti, prindërit e saj dhe prindërit e bashkëshortit e saj.

-Advertisement-

Ky reagim i Xharrës erdhi pas një deklarate të kandidatit të LDK-së për deputet, Sokol Havolli ku thuhet se Xharra ka shfrytëzuar autoritetin tim për te punësuar familjarët e saj.

Xharra ditë më pare kishte publikuar një listë të uzurpatorëve të pronave në Komunën e Prishtinë ndër ta edhe emri I babit të Sokol Havollit, por ky i fundit menjëherë iu përgjigj duke treguar edhe fletën poseduese te pronës, shkruan Infokusi.com

Postimin e plotë të Xharrës mund ta gjeni më poshtë:

“Babi: Fehmi Xharra inxhinier i kibernetikes student i Beogradit profesor qysh nga vitet e 70-ta tash para pensionimit.
Nana: Xheva Xharra, infermiere qe nga 80tat.
Vjehrri: Selman Lokaj, aktor i teatrit tash 50 vite.
Vjehrra: Luljeta Lokaj, edukatore ne Hivzi Sylejmani qysh para luftes.
Bashkeshorti: Andin Lokaj, gazetar qe nga viti 2000.
Motra e Andinit, Alma bashke me burrin e saj te papune tash 13 vite me femije autik pa asnje mundesi te ofruar nga komuna e Shpend Ahmetit, as per qendrim ditor te djalit te tyre.
Tezja ime, Luljeta Kuqi, me epilepsi e pa afte per te punuar per shkak te sulmeve epileptike e larguar nga skema sociale tash disa vite.
Per te mos numeruar dhjetera familjar te papune.
Po e beje publike gjendjen e familjareve te mije per te demantuat shpifjen e Sokol Havollit nga LDK-ja, se une paskna shfrytezuar autoritetin tim per te punesuar familjaret.
Kjo shpifje e tij erdhi pas publikimit qe i bera te nje liste te uzurpatoreve te pronave ne Komunen e Prishtines, ku figuronte edhe emri i babit te tij Ymer Havolli. Nderkohe qe ai prezantoi fleten poseduese te prones, qe doli se Vetevendosje paska genjyer sepse ata e kane kete liste ne faqen e tyre zyrtare (Familja Havolli le te kerkon sqarim nga VV). Une edhe pse jam thirre ne liste zyrtare te komunes se Prishtines, me vjen keq per babain e Sokol Havollit dhe i kerkoj falje. Pres te njejten ndaj prinderve te mije dhe familjes sime ta beje edhe Sokol Havolli!”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera