Lajme

Xhandarmëria serbe futet 1 km brenda territorit të Kosovës, pronari i restorantit ka një paralajmërim për ta

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 07 August 2020

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe me tendencë destabilizimi, janë futur rreth 1 kilometër të brendësi të territorit të Kosovës në fshatin Karaçevë, Komuna e Kamenicës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant Oxygen.

Këtë e ka bërë të ditur Adhurim Krasniqi, pronar i këtij restorantit.

-Advertisement-

Këtë e ka bërë të ditur Adhurim Krasniqi, pronar i këtij restorantit.

“Kërkojmë nga institucionet qendrore që të marrin masa dhe të shtojnë praninë e forcave të sigurise së Republikës së Kosovës në brezin kufitar, përndryshe ne jemi të detyruar që provokimeve të tilla t‘i përgjigjemi me mundësit tona. Kufijtë janë në përgjegjësi të organeve të sigurisë së shtetit tonë, por pronën dhe tokën tonë nuk tolerojmë të na e shkelë ushtria çetnike serbe. Kjo është hera e parë! Për herën e dytë do të jetë ma ndryshe nëse nuk merren masa nga shteti ynë”, ka shkruar Krasniqi.

Nuk është hera e parë që forcat serbe hyjnë thellë brenda territorit të Kosovës, respektivisht në këtë zonë të shtetit tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera