Lajme

Xhandarmëria serbe duke vrojtuar Policinë e Kosovës në Jarinjë

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 22 September 2021

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë parë edhe dy pjesëtarë të policisë serbe duke vëzhguar situatën në pikën kufitare në Jarinjë.

Dy policë të Serbisë janë parë duke qëndruar në një kodër.

Situata vazhdon të jetë e qetë. Po ashtu, rruga vazhdon të jetë e bllokuar duke shkaktuar kolona të gjata.

-Advertisement-

Forcat e Policisë së Kosovës kanë qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për masën e reciprociteti.

Kosova insiston që masa e reciprocitetit nuk u vendos për të provokuar serbët, ndërkaq Serbia kërkon tërheqjen e policisë nga veriu, në të kundërtën ka paralajmëruar masa. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ulin tensionet dhe të shmangin veprime të njëanshme që do ta përkeqësonin situatën në veri.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera