Xhamia e parë me imame grua në Berlin
Autori: Gazeta inFokus
11:50 | 16 June 2017
Xhamia “Ibn Ruschd Goethe” hap dyert në Berlin. Imame dëshiron të jetë një femër, avokate, autore dhe aktiviste e gruas. Seyran Ates. Ajo kërkon të mbrojë islamin nga islamizmi.Xhamia “Ibn Ruschd Goethe” hap dyert të premten (16.06) në Berlin në hapësirat e kishës së dikurshme evangjeliste, “Sankt Johannes” në lagjen Moabit.
Emrin kjo xhami e ka marrë nga dijetari islam, mjeku dhe filozofi i njohur arab, Ibn Ruschd, i njohur si Averroes (1126-1198) dhe poeti e dijetari i famshëm, Johann Wolfgang von Goethe.
Në xhami do të falen bashkërisht burrat dhe gratë, aty do të ketë lexim e interpretim historik-kritik të Kuranit. Xhamia është për të gjithë e hapur, por jo për nikabin apo burkën. Seyran Ates premton në “Spiegel”, se “me nikab apo burka nuk do të hyjë kush në xhami”.
Në të njëjtën kohë me hapjen e xhamisë, Ates boton edhe librin e saj, “Selam Frau Imamin” – “Selam zonja imame”. Aty besimtarja myslimane shpreh zemërimin për tendencat fundamentaliste brenda islamit. Shumica e imamëve në Gjermani kanë një marrëdhënie të vështirë me lirinë e fesë, barazinë gjinore, e homoseksualitetin.
Ata predikojnë një islam të pardjeshëm, kritikon ajo.Seyran Ates bëhet imameAktualisht Seyran Ates ndjek një kurs për t’u bërë imame. “Një kohë të gjatë kam ëndërruar që myslimanët liberalë të bashkohen, të jetojnë një islam, që e mbështet fuqimisht demokracinë, dhe barazinë në komunitetin e besimtarëve”, shkruan ajo në artikull.
Sipas avokates e aktivistes së gruas, Ates, islami duhet të modernizohet me urgjencë. Gjithnjë e më shumë myslimanë e myslimane dëshirojnë një islam paqësor, që ruan dialogun me fetë e tjera, thotë 54-vjeçarja për gazetën gjermane Die Zeit.
Por ky islam nuk ka ende hapësirën e tij në Evropë. “Ekzistojnë vetëm komunitete konservatore, që nuk lejojnë asnjë hapësirë për kritikë apo vënie në pikëpyetje”.Hapja e xhamisë mbrohet nga policiaSeyran Ates mban një predikim në ditën e hapjes së xhamisë. 54-vjeçarja që kritikohet ashpër për qëndrimet e saj liberale të islamit, ka marrë disa herë kërcënime për jetën. Xhamia Ibn Ruschd Goethe ruhet nga policia.Seyran Ates erdhi në Gjermani në moshën 6-vjeçare nga Turqia.
Studimet e juridikut ajo i financoi me punën në një qendër konsultuese për femrat nga Turqia. Nga viti 1997 Ates është edhe avokate dhe lufton kundër dhunës familjare dhe martesave të detyruara.
Pas sulmeve terroriste në Londër e Mançester, Seyran Ates kërkon që myslimanët “të bëjnë më shumë kundër ekstremizmit në islam”. “Shumica e heshtur myslimane duhet të marrë përgjegjësi dhe të veprojë kundër kësaj”, thotë Ates.
Madje ajo është e mendimit se “çdo mysliman sot duhet të reflektojë ndaj pyetjes-çfarë bën ti kundër asaj që feja jote keqpërdoret dhe diskreditohet?”. Në xhaminë “Ibn Ruschd Goethe” ajo do të përpiqet të gjejë përgjigje.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...

































