Xhamia e Ibrit, simboli që pret t’i rikthehet Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus
21:42 | 06 May 2023
E njëjta vlenë edhe për djegien e urës së Ibrit.
“Këtu jemi në truallin e xhamisë së Ibrit, u thirr xhamia e Ibrit. Ka qenë një xhami e vogël e ndërtuar në vitin 1777, është ndërtuar nga kumuniteti i atëhershëm musliman, ka qenë xhami tradicionale shqiptare sepse nga vet arkitektura tregon në gjë të tillë. Nuk ishte me kupolë ishte me qati me katër-ujna”, ka thënë Pajazit Hajzeri.
Xhamia e cila u dogj nga serbët më 2 maj të 99, sipas historianit Hajzeri është rast unik dhe nuk bënë pjesë në objektet e shkatërruar tërërisht, të cilat sipas konventave ndërkombëtare nuk para-pëlqehen që të rindërtohen.
Fatin e kësaj xhamije sipas Hajzerit e kanë pasur faltore të tjera në këtë zonë, derisa sa bënë një krahasim me objektet ortodokse.
“Sa i përket kishave, kisha ortodokse serbe është në pjesën jugore të qytetit. Aty është prifti, popi serb me familjen e vet, që banon aty, i mbanë të gjitha ritet. Kurrë askush nuk i ngacmon as nuk merret me ta. Është Policia e Kosovës, e kanë oborrin e vet, truallin e vet ku e kanë të rrethuar, nuk merret me ta askush me ta. Por jo vetëm këtu, por gjema ndonjë rast në ndonjë kishë që shkoi dikush edhe bëri diçka të keqe, besimtarëve serbë, as në Pejë as në Deçan, as në Graçanicë në asnjë vend”, ka shtuar Hajzeri.
Në xhaminë e shekullit XVll deri para luftës, faleshin boshnjakë, e shqiptarë, të gjithë pa dallime, të cilët i përkisnin besimit Islam. Ata që ishin në moshë të rritur atë kohë e kujtojnë me nostalgji këtë objekt, i cili sipas tyre duhet sa më shpejtë të ri-ndërtohet.
“Unë në këtë xhami jamë falë para 30 viteve edhe xhumanë edhe të tjera vakte sa kam mund me u falë, e di këtë xhami shumë mirë nuk ka qenë shumë xhami e madhe e vogël ka qenë. U kanë funksionale jemi falur kemi qëndru shumë herë aty…Ata po ndërtojnë kisah ku po duan sa po mujnë, këto janë të kultit fetar nuk bënë me pas pengesa. Asnjë pengesë nuk e ka bërë xhamia”, ka thënë Rezmi Osmani.
“Qysh more nuk kanë nevojë, para 100 viteve kanë pasur nevojë e sot nuk kanë?!. Ata atje e ndërtuan kishën, a e pengoi dikë jo. E pse, kërkujt nuk duhet me i pengu, atje janë populli janë musliman, vijnë në xhami falen edhe u kry puna”, ka thënë një banor tjetër, Nebi Gjinovci.
Ndonëse objekti përfaqëson besim fetar, sipas profesorit të shkencave politike, Nexhmedin Spahiut, problemi ka karakter politik e prapavijë tjetër.
“Ura është bërë problem jo pse nuk ka kalohet prej urës në veri sepse janë disa ura të tjera edhe ku në thojza “mund të invadojnë shqiptarët drejt veriut”. Por ky problem është bërë që të mbyllet çështja e xhamisë e cila si simbol i pranisë së shqiptarëve në pjesën veriore i ka pengu serbëve, dhe por mos me u hapë puna e xhamisë ata vazhdimisht e kanë lënë me u diskutu me urën”, ka thënë Spahiu.
Të premten, Kuvendi komunal i Mitrovicës Veriore mori vendim që ura e Ibrit të hapet për qarkullimin e automjeteve.
Pas kësa është përmendur edhe një hapë tjetër, vendimi edhe për rindërtimin e xhamisë e cila për një kohë kishte qenë edhe simbol isntitucinal i Mitrovicës.

Të tjera
-
Abrashi (VV): Jemi në pritje të një përgjigjeje të Gjykatës Kushtetuese
Artan Abrashi, deputeti i betuar i VV-së ka thënë se ish-opozita po bojkoton ...
-
Zemaj: Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, pas dësht...
-
“E shkuar e harruar”, Haradinaj e përjashton Limajn si kandidat për Kryetar Kuvendi
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur proc...
-
Çitaku: Sot do të duhej të ishim në seancë për ta shkarkuar bordin e ZRrE-së
Ka dështuar seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pas dës...
-
Dështon edhe tentativa e 24-të e seancës konstituive, shtyhet për të hënën
Seanca e Kuvendit është ndërprerë sërish, shkruan Gazeta Infokus. Kjo sean...
-
Bekë Berisha, AAK: Ndihna keq si deputet që nuk ka zgjidhje për konstituimin e Kuvendit
Deputeti i AAK-së, Beke Berisha ka folur para seancës konstituive të Kuvendit...
-
Fillon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, sot tentativa e 24-të
Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus. ...
-
Memli Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovë...
-
Cakolli shkon në Kuvend: Ora 10:30, të gjithë në sallë përveç deputetëve – e papërgjegjshme
Eugen Cakolli nga KDI ka shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës në kohën kur ...
-
“Fat, familjarëve”, Paris Guri i LDK-së i bën ‘diss’ vëllait të Luan Dalipit
Në seancën e 24-të të Kuvendit të Kosovës, tensionet politike morën edhe një ...
-
Haradinaj: As këtë seancë, nuk ka ndonjë ndryshim
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para seancës së 24-të për konstituim...
-
Xhevahire Izmaku: Kuvendit i duhet figura e Limajt
Deputetja e NISMA-s, Xhevahire Izmaku ka thënë se Kuvendit të Kosovës i nevoj...