Lajme

Xhaketa e famshme e Walker,Pjesë e muzeut të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 15 January 2020

Ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, ishte zyrtari i parë që i kishte verifikuar viktimat e Reçakut më 15 janar të vitit 1999.

Ai atëbotë kishte deklaruar se krimi i kryer nga forcat serbe mbi gratë, fëmijët, pleqtë e burrat e fshatit, është tragjedi e madhe dhe se të vrarët, nuk kanë merituar të vdesin kështu.

“Duket se njerëzit pa kurrfarë vlere për jetët e njerëzve kanë vrarë këta njerëz, që mua me duken si bujq, si punëtorë, si fshatarë, që definitivisht nuk kanë merituar të vdesin kështu”, ishte shprehur Woker.

-Advertisement-

Ai gjatë asaj kohe kishte veshur një xhaketë ngjyrë të kaltër. E njejta, sot gjendet në Muzeun e Kosovës si shenjë nderi ndaj tij.

Ndryshe Walker është duke qëndruar sot në Kosovë, në kujtim të masakrës që kishte ndodh 21 vjet më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera