Rozë

‘Xhakarta’ publikon foton e parë nga Dubai

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 08 April 2021

Aktorja e serialit “O Sa Mirë”, Arta Elezaj, është shumë e komentuar për jetën që bën.

Ajo shpesh herë është përfolur në media për jetën e saj luksoze, udhëtimet nëpër vende të ndryshme dhe gardërobën e shtrenjtë me të cilën vishet.

Teksa në Kosovë nga e mërkura fillojnë masat e reja të izolimit, që ndalojnë qarkullimin pos për nevoja esenciale, duket se Arta e ka gjetur zgjidhjen.

-Advertisement-

Ajo ka udhëtuar drejt Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, si një nga destinacionet më të preferuara të pushimeve për të.

Elezaj publikoi mbrëmjen e djeshme një foto nga Dubai, të cilin e ka vizituar për herë të parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera