Sport

Xhaka me shokë prenë biletën e finales së Evropa Ligës

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 09 May 2019

Arsenali e ka fituar edhe përballjen ne dytë ndaj Valenicas me rezultat 4-2, dhe ka kaluar në finalë të Evropa Ligës, shkruan Gazeta inFokus.

Valencia e nisi furishëm takimin, pasi në minutën e 11’ e tundi rrjetën e Peter Chech me anë të Gamieros.

Gëzimi i vendasve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Aubameyang realizoi për rezultatin 1-1, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

-Advertisement-

Në pjesën e dytë Arsenali shënoj edhe golin e dytë dhe i shuajti shpresat e Valencias për një rikthim të madh. Golin e dytë për skuadrën e Emeryt e shënoi Lacazzete.

Gameri shënoi golin dytë personal dhe të dytin për Valencian në minutën e 58’ për rezultatin 2-2, por Aubameyang i fundosi spanjollët me dy golat e tij për të arritur edhe Hat-Trickun në këtë ndeshjes.

Arsenali në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Chelsea – Frankfurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera