Xhaka ka ‘problem’ edhe në Basel
Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 10 August 2017
Taulant Xhaka është shndërruar në çështje edhe në Zvicër. Mesfushori i Kombëtares, jo vetëm me faktin që nuk takoi Panuçin, por po diskutohet më së shumti edhe për situatën e tij te kampionët në fuqi.
KOMENTI – Të ftuar në studio, ish-futbollistë të kombëtares zvicerane dhe të Bazelit në të shkuarën kanë deklaruar se situata që po krijon trajneri i ri, duke e lënë Xhakën në stol, nuk sjell asgjë pozitive për ekipin. Sipas Paskal Zuberbëhler, ish-portierit të kombëtares helvete, shqiptari është një nga lojtarët më grintozë dhe me ndjeshmërinë më të lartë.
“Xhaka e ka merituar vendin në formacion me atë që ka dhënë për Bazelin gjatë viteve të fundit. Është një kafshatë e fortë për të që të mund të pranojë këtë situatë. Lojtari në këtë rast duhet të kishte tjetër trajtim nga trajneri.
Xhaka ka qenë një prej futbollistëve që e kemi parë të bëjë disa ‘punë’ në mesfushë, si dhe të bëjë edhe rolin e mbrojtësit të djathtë. Sipas meje, është një çështje delikate që po krijohet te Bazeli duke e lënë në stol që nuk do t’i shërbejë askujt”, është shprehur Zuberbëhler.
LOJTARI – Sipas analistit, shqiptari është një tip futbollisti grintoz që e ka treguar në disa situata se sa shumë dëshirë ka që të jetë në fushë.
“E patë çfarë ndodhi me Kombëtaren shqiptare, por unë nuk mendoj se ai do të ikë nga Bazeli nga kjo situatë. Xhaka është energjik dhe një djalosh që ‘i zien gjaku’. Trajneri duhet ta zgjidhë menjëherë këtë çështje përpara se të nisë të krijojë probleme”, ka deklaruar ishportieri i kombëtares helvete në revistën televizive “Kick-Off”.
Të tjera
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...
-
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
Sot vazhdon dita e tretë e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhu...
-
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim
E mërkura fillon me kushte për mjegull përgjatë ultësirave dhe ngrica të leht...
-
FSK shënon sot `Ditën e Forcës`
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot do të mbajnë "Ditën...
-
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Sot do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në rend të ditës janë 30 pik...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...