Lajme

Xhaka e Shaqiri e dinë që s’e kanë lehtë në “Fadil Vokrri”

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 08 September 2023

Nga qielli aterruan në tokën e Kosovës.

Disa për të parën herë, e 3 prej tyre këtë vend e kanë më se të njohur. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Ardon Jashari, bashkë me zviceranë, do të përballen kundër kombëtares së Kosovës, në zemër të Prishtinës.

Ndeshjen në “Fadil Vokrri” mezi po e pret 23-shi i ekipit.

-Advertisement-

“Mezi po pres me lujtë këtë lojë, do të jetë një ndeshje e mirë, tifozëve faleminderit për mbështetjen”, tha Xherdan Shaqiri.

Talentin në mesfushë të shtunën në mbrëmje mund ta shfaqë edhe i riu, Ardon Jashari, derisa goxha i emocionuar u pa të jetë kapiteni Granit Xhaka, që tha se po ndihet si në shtëpi.

Ky i fundit nuk e ndau autobusin me shokët meqë bashkë me trajnerin vazhduan për në konferencë për medie, ndërkohë që lojtarët e tjerë ia mësyjnë hotelit ku do të akomodohen.

Atje ishte bërë gjithçka gati për mbërritjen e skuadrës, derisa tifozë të vegjël ishin mbledhur për të parë idhujt e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera