Lajme

Xhaferi vendos për mbajtjen e seancën për zgjedhjen e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 17 May 2017

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë sot se pritet të caktojë seancën për zgjedhjen e qeverisë, pasi mandatari Zoran Zaev të dorëzojë programin dhe propozimin për krijimin e qeverisë së re.

Në këtë seancë do të caktohet edhe mbajtja e seancës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

“Më gëzon fakti që Ivanov ka reflektuar dhe ka plotësuar atë që e kemi pritur. Me këtë në instancë të fundit kontribuon që të mos krijohet praktika e keqe në jetën parlamentare në Maqedoni, në kuptim të vendosjes individuale ose vullnetit të dikujt.

-Advertisement-

Por besoj se do të ketë kohë përderisa është jashtë shtetit të mendoj me kokë të ftohtë se sa ai me veprimet e ti ka kontribuuar në gjithë atë që ndodhi më 27 prill”, është shprehur Xhaferi. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera