Lajme

Xhaferi për vizitë zyrtare në Slloveni

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 10 February 2019

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi prej sot e deri të martën do të jetë për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Përveç Xhaferit, në përbërjen e Delegacionit  do të jenë edhe anëtarët e Grupit të deputetëve për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Grupit për bashkëpunim, Frosina Tashevska – Remenski, kryetari i Grupit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Sllovenisë, Nada Cilusheva dhe Shpresa Hadri anëtare e Grupit për bashkëpunim.

Pritet që krye parlamentari Xhaferi në kuadër të vizitës të takohet me kryetarin e Parlamentit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, me presidentin e Republikës së Sllovenisë dhe kryetarin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë. Xhaferi do të takohet me anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme, Komitetin për punë të BE-së, Komitetin për mbrojtje, Grupin e miqësisë me Republikën e Maqedonisë dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë.

-Advertisement-

Xhaferi gjithashtu do të mbajë  fjalim para deputetëve të Parlamentit dhe takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve./Alsat.M/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera