Xhaferi mbledh partitë, diskutohet votimi i qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 29 May 2017
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot mbajti takim koordinues me partitë parlamentare, i cili sipas informacioneve nga kabineti i tij, ka qenë në funksion të seancës së nesërme për zgjedhjen e qeverisë së re.
Ndërkohë nga LSDM-ja ka marrë pjesë Oliver Spasovski, Ejup Halimi nga BDI-ja, Vesel Memedi nga Aleanca për Shqiptarët, Bardhyl Mamuti nga PDSH-ja dhe Afrim Gashi nga Besa. Në takim nuk ka marrë pjesë asnjë përfaqësues i VMRO-DPMNE-së.
Në takimin me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, palët dakorduan renditjen e fjalimeve të përfaqësueseve të partive pas fjalimit të mandatarit Zaev.
Sipas Rregullores për punën e Kuvendit, mandatari e elaboron programin dhe propozimin për krijimin e Qeverisë para deputetëve. Pas programit dhe përbërjes së Qeverisë, Kuvendi mban debat të paktën dy ditë. Renditja e deputetëve të cilët do të marrin pjesë në debat e konfirmon kryetari i Kuvendit në mënyrën me të cilën siguron pjesëmarrje në debat të deputetëve nga partitë e ndryshme politike të përfaqësuara në Kuvend, qëndron në Rregullore.
Votimi për zgjedhjen e Qeverisë bëhet sipas propozimit për krijimin e Qeverisë në tërësi me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, ndërsa më vonë deri në orën 24:00. Qeveria është zgjedhur nëse për të ka votuar shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton presidentin e shtetit për zgjedhjen e Qeverisë. /AlsatM/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...