Lajme

Xhaferi mban mbledhjen e parë të Qeverisë: Pres që të gjithë ministrat të punojnë me përkushtim

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 30 January 2024

Kryeministri i Maqedonisë, Talat Xhaferi ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë, dy ditë pasi mori detyrën.

Ai ka shkruar se pret nga të gjithë ministrat që të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve.

“Sot e hapa seancën e parë të Qeverisë. Pres që të gjithë anëtarët e Qeverisë të investojnë gjithë diturinë dhe përvojën e vetë dhe do të punojnë me përkushtim në interes të qytetarëve dhe se të gjitha sfidat para nesh do i kalojmë së bashku, në mënyrë transparente dhe profesionale”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera