Xhaferi i kënaqur nga puna në Kuvend, zgjedhjet lokale do t’i shpallë më 6 gusht
Autori: Gazeta inFokus
13:29 | 21 Korrik 2017
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në intervistë për MIA-n thotë se është i kënaqur nga ajo që deri më tani është bërë në Parlament edhe krahas pasojave nga ngjarjet e 27 prillit, kur u zgjodh ai. Zgjedhjet lokale, nëse gjithçka shkon sipas planit, do t’i shpallë më 6 gusht, ndërkaq pas kësaj date këtë vit do të mund të fillojë edhe pushimi i deputetëve.
“Krahas të gjitha gjërave që ndodhën brenda, unë mund të them se jam i kënaqur nga ajo që është bërë deri më tani, duke e pasur parasysh atë përcaktimin tim në fillim të Kuvendit të pranojë pasqyrë tjetër nga opinioni në kontekst të hapjes, transparencës së punës së Kuvendit, të inkuadrimit të të gjithëve në punën e Kuvendit”, tha Xhaferi. E filluam idenë, thekson, për hapje të mbledhjeve plenare për prani të qytetarëve, fillimisht me aktivistë të partive parlamentare, ndërkaq që në të ardhmen paralajmëroi mundësi qytetarët të paraqiten për pjesëmarrje në sesione.
Në kontekst të raportit shumica në pushtet kundrejt opozitës edhe krahas të gjitha sfidave, kryetari i Parlamentit, theksoi se arrin të menaxhojë situatën. “Mendoj se është bërë hapi që edhe opozita ta shohë rolin dhe kontributin e vet dhe mendoj se jemi në rrugë të mirë që kjo edhe të kryhet”, tha Xhaferi.
Për atë nëse ka obstruksione në punë, potencon se nuk do të mund tërësisht të thotë se ka pasur tentim për obstruksion.
“Në mënyrën e deritanishme të sjelljes së opozitës nuk do të mundja tërësisht të them se ai është tentim për obstruksion. E tërë ajo është në kuadër të asaj që mund të konsiderohet si sjellje e lejuar e opozitës në kuptim të nevojës për debat dhe në atë kontekst mund të them dhe mund të jem falënderues edhe ndaj opozitës që deri në instancë të fundit nuk insistoi në ato, të themi, qëllime indirekte me paraqitjen e numrit të madh në foltore dhe në kohë adekuate me komunikim adekuat arritëm dhe po ia dalim të menaxhojmë dinamikë adekuate të ngjarjeve në Kuvend”, tha Xhaferi.
Si një nga sfidat për Kuvendin, sipas tij, është zgjedhja e nënkryetarëve, për çka thotë se nëse vjen deri te marrëveshja ndërmjet shumicës në pushtet dhe opozitës, pika do të mund të kthehet në rend dite.
“Vendimi për numrin e nënkryetarëve është kompetencë e kryetarit të Kuvendit. Por, ajo nuk është nevojë e kryetarit të Kuvendit, ajo është punë e marrëveshjes politike të partive pjesëmarrëse në plenum. Koordinuesit e partive politike të shumicës propozuan dhe kërkuan nga unë të ektë katër nënkryetarë. Por, meqenëse shumica kërkon të ketë katër nënkryetarë, si marrëveshje e tyre ndërpartiake, me Rregullore dhe me Kushtetutë, është caktuar një nga nënkryetarët të jetë nga partia më e madhe opozitare. Ashtu ka ardhur deri te numri pesë. Dhe në atë kontekst duke i parë reagimet e opozitës fillimisht që ta zhbllokoj punën e mbledhjes e cila ishte thirrur, konsiderova se është e përshtatshme që përkohësisht të tërhiqet vendimi, partitë t’i rishqyrtojnë qëllimet e veta, nevojat e veta dhe nëse insistojnë për ato nevoja, unë jam i obliguar ta respektoj atë”, tha Xhaferi.
Zgjedhjet lokale kryetari i Kuvendit do t’i shpallë më 6 gusht, sipas planit të tanishëm dhe nëse ka ndryshime në mbajtjen e këtyre zgjedhjevemë 15 tetor. Deri në shkuarjen në pushim të deputetëve që do të jetë pas 3 gushtit, sipas paralajmërimeve të Xhaferit, do të duhej të përfundojnë vazhdimet e mbledhjes së pestë për zgjedhje të drejtorit të Agjencisë për nëpunës shtetëror, të mbledhjes së gjashtë për shkarkim të prokurorit publik, Marko Zvërlevski dhe të vazhdojë mbledhja për zgjedhje të zëvendës sekretarëve të përgjithshëm dhe të sillen ndryshimet e Kodit penal, si dhe të hapet debati për pikën me propozim të opozitës. Ribalanci i Buxhetit duhet të votohet më 3 gusht.
“Nëse kështu shkojnë punët, 6 gushti është afati i fundit që t’i shpall zgjedhjet lokale dhe me atë të fillojnë të rrjedhin afatet dhe organizimi lidhur me zgjedhjet lokale dhe më pas do të punonim deri në fillim të fushatës parazgjedhore deri më 25 shtator. Në atë periudhë do t’i shqyrtonim propozimet e reja të Qeverisë që i paralajmëron, rreth 30 ligje, pjesë e propozim-ligjeve që janë procedurë nga deputetët, do t’i përfundonin mbledhjet e tjera përkatësisht pikat, kryesisht raporte të institucioneve adekuate dhe ajo përafërsisht do të ishte dinamika deri në zgjedhjet lokale”, deklaroi Xhaferi.
Në intervistë ai thekson se kuvendi realisht ka nevojë për punësime, por se tani për tani ka dhënë obligim që të bëhet vetëm analiza e sistematizimit edhe i të punësuarve në Kuvend dhe të shihet mundësia për zhvendosje horizontale të të punësuarve. për nevojat e Institutit parlamentar si njësi e posaçme organizative është përgatitur kërkesë për gjashtë punësime të reja.

T� tjera
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...































