Lajme

Xhafer Tahri flet pas incidentit me studenten në Juridik

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 20 February 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë që është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, Xhafer Tahiri, ka folur pas incidentit me një studente të ndodhur në një prej holleve të objektit të Juridikut.

Tahiri thotë se studentja në fjalë është kapur duke kopjuar me telefon dhe e ka fotografuar testin, derisa teksa jep versionin e tij shpjegon se ka tentuar ta ndalë studenten për ta idenfitikuar meqë në test s’ka dhënë kurrfarë detaji për identifikim.

“Sot gjatë provimit, një studente e kam vërejtur duke kopjuar me telefon, ku kishte fotografuar testin. Për të mbrojtur integritetin e procesit mësimor bashkë me kolegen Prof. Dr. Emine Avdyli, e në prezencë të Prof. Dr. Fulutura Tahiraj, me të cilat bashkë po e mbanim testin, siç shihet edhe në video, e kemi ndal studenten për ta identifikuar pasi e njejta nuk e ka shkruar emrin e as ID ne test”, ka thënë Tahiri për Express.

-Advertisement-

Ai thotë se s’bëhet fjalë për dhunë.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfar dhune, studenten në fjalë e kemi larguar nga provimi për shkak të kopjimit.”, ka shtuar tutje.

Derisa studentja në fjalë jep version tjetër për rastin. Siç i ka thënë Klan Kosovës, nuk ka dashur të futet në provim dhe se Tahiri ka provuar që ta bëjë të kundërtën.

Në videon e publikuar  Tahiri shihet teksa një moment e kap studenten për krahu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera