Lajme

Xhafer Tahiri: Sulmet e koordinuara të PDK-së me gënjeshtra nuk na dobësojnë

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 23 October 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri ka reaguar me një postim në rrjetin social facebook pas shperndarjes së lajmit të rremë se kinse ka përdorur një veturë me çmime të larta me qira.

Tahiri në këtë postim ka thënë se sulmet e koordinuara të PDK-së me gënjeshtra nuk e dobësojnë dhe ka paraqitur raportin financiar të shpenzimeve të karburanteve të Komunës së Vushtrrisë nga viti 2017 deri në 2020 si dhe shpenzimet e karburanteve sips viteve:

2017 (PDK)- karburantet 62,706.69€

-Advertisement-

2019 (LDK) – karburantet 46,495.01€

Dallimi: 16,211.68€ me pak se në vitin 2017

Postimi i plotë i Tahirit:

Sulmet e koordinuara të PDK-së me gënjeshtra nuk na dobësojnë

Komuna e Vushtrrisë, siç kam premtuar, nuk ka shpenzuar asnjë cent të taksave të qytetarëve sikur që bënte PDK në blerje të makinave luksoze.

Kemi përdorur 5 makina jo 1 me Leasing jo me qira, dhe kemi ulur shpenzimet për karburante dhe mirëmbajtje.

FAKTET flasin vet, raporti financiar i shpenzimeve të karburanteve të KREJT Komunës nga viti 2017 deri në 2020.

Shpenzimet e karburanteve sips viteve:

2017 (PDK)- karburantet 62,706.69€

2019 (LDK) – karburantet 46,495.01€

Dallimi: 16,211.68€ me pak se në vitin 2017

Vushtrriasit më njohin, Vushtrria ka Zot shpie.

P.S. Kontrata për Leasing është e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, jo nga Komuna e Vushtrrisë e të gjitha Komunat, edhe Vushtrria e përdorin këtë kontratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera