Lajme

Xhafer Tahiri – Stacioni i Autobusëve nuk u realizua sepse asnjë Qeveri nuk ja ktheu tokën e ish Vicianumit Komunës. Do të insistoj që Stacioni të ndërtohet aty, pikë

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 27 September 2021

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë , kandidati i LDK’së, Xhafer Tahiri është musafir në emisionin Debat Pernime në Kallxo.com.

Tahiri në emision tha se stacioni i Autobusëve nuk u realizua sepse asnjë Qeveri nuk ja ktheu tokën e ish Vicianumit Komunë së Vushtrrisë mirëpo kryetari aktuar i Vushtrrisë bëri të ditur se përsëri do të insistoj që Stacioni të ndërtohet aty domosdoshmërisht.

“Si kryetar komune insistoj që Stacioni i Autobusave të ndërtohet në vendin e ish motel Vicianumit. E ftoj zotri Rexhepi që të më ndihmoj dhe ti ndihmojë qytetarit të ndikoj te Ministria e Drejtësisë dhe ajo pronë ti kthehet Komunës. Kam ndarë buxhet dhe jami penguar nga partia politike që ka udhëhequr. Do të insistoj që në atë pjesë të ndërtohet stacioni i autobusëve. Prona e ish motel vicianumit është e lirë dhe duhet ti kthehet Komunës së Vushtrrisë për tu ndërtuar Stacioni i Autobusëve, pikë”tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera