Lajme

Xhafer Tahiri prezanton kompaninë që do të investoj 100 milionë euro në Vushtrri

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 18 April 2019

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është në vizitë në Francë këto ditë.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ai po viziton kompaninë e energjisë “AkouEnergy”, shkruan Gazeta inFokus.

Tahiri është shprehur se kjo kompani do të investoj 100 milionë euro për energji elektrike në Vushtrri.

-Advertisement-

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Këto ditë jam në Francë ku po vizitoj kompaninë AkouEnergy e cila ka përgatitur projektin më të madh në Ballkan për energji të ripërtritshme Cicavica Ëind Farm. Nga ky projekt përfituese më e madhe është Komuna e Vushtrrisë por edhe e tërë Kosova. Projekti synon të prodhoj rreth 100 Mega Ëhat energji elektrike nga era, mbi 100 milion euro është vlera e investimit. Komuna jonë po ashtu përfiton nga projektet tjera përcjellëse të këtij projekti.

Së shpejti do të nënshkuajmë MOU në Vushtrri, ndëra si çdo projekt i madh, edhe ky projekt e don kohën e duhur për tu realizuar. Ditë të mira po vijnë”, ka shkruar Tahiri./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera