Lajme

Xhafer Tahiri pranon humbjen, e uron Ferit Idrizin e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 14 November 2021

Kryetari i deritanishëm i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka pranuar humbjen dhe ka uruar kundërkandidatin e tij Ferit Idrizi.

Ai tha se në liri e demokraci, zgjedhjet janë festë dhe se qytetarët me votën e tyre sot i dhatë besimin Idrizit, njofton Klan Kosova.

“Ky është vullneti i shumicës së qytetarëve të Vushtrrisë, e unë dhe LDK e respektojmë në plotni vullnetin qytetarë, prandaj më lejoni të uroj z. Ferit Idrizin për fitore në Vushtrri. Të dashur votues të LDK, e qytetarë të Vushtrrisë faleminderit për besimin tuaj. E kam pasur nderin e privilegjin më të madh të ju shërbejë me nderë e përkushtim në Vushtrrinë tonë. Shihemi në beteja të reja politike”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera