Fokus

Xhafer Tahiri nuk brengoset për të moshuarit e Vushtrrisë

Autori: Anita Krasniqi 11:11 | 08 August 2019

Të moshuarit në Vushtrri nuk kanë ku të rrijnë përveç lokaleve të kafes dhe çajtoreve.

Kyetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në zgjedhjet e fundit lokale 2017 pati premtuar se do të ndërtoi një qendër për qëndrim ditor për të moshuarit.

Por ky premtim është lënë në harresë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Në bazë të Institutit GAP, Tahiri as që ka filluar punën për përmbushjen e këtij premtimi.

Por për kryetarin e Vushtrrisë nuk po shihen rrezik as qentë endacakë në rrugë.

As problemi i qeënve endacak nuk është zgjidhur ende, edhe pse ishte premtuar në zgjedhje.

Gjithashtu, në Vushtrri ende nuk kanë filluar punimet për ndërtimin e zonës së Qendrës Historike, që ishte premtuar të finalizohet brenda 24 muajve.

Xhafer Tahiri ka përmbushur 13 premtime të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017, prej gjithsej 28, shkruan InFokus.

Ndërsa, ndërtimi i nëntë (9) terreneve sportive, 3 terrene në qytet dhe 6 në fshatra dhe vendosja e kamerave të sigurisë në qytet janë dy premtime gjysmë të përmbushura.

Sipas GAP, Tahiri ka filluar punën për dhjetë premtimet e bëra e tri të tjera ende nuk kanë filluar.

Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave” progresin e kryetarëve të komunave në përmbushjen e premtimeve të dhëna në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2017. Platforma është rifreskuar me të dhëna për gjashtë mujorin e parë 2019./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera