Lajme

Xhafer Tahiri ia dorëzon detyrën e kryetarit të ri të Vushtrrisë, Ferit Idrizit

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 06 December 2021

Sot është bërë zyrtarisht pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Vushtrrisë, nga kryetari Xhafer Tahiri te Ferit Idrizi, shkruan Gazeta Infokus.

Tahiri ka mirëpritur Idrizin sot në ora 09:00, të cilit edhe formalisht i ka dorëzuar detyrën e kryetarit të Vushtrrisë.

Idrizi ka falënderuar Tahirin për mikpritjen dhe kulturën e lartë, ndërsa Tahiri është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar Idrizin kur do që t’i kërkohet.

-Advertisement-

Kryetar Idrizi ka shtuar se do t’i vazhdoj të gjitha projektet e filluar nga qeverisja e Tahirit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera