Lajme

Xhaçka në Londër me Gërvallën, tregon se çfarë u bisedua me zyrtarët e lartë

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 13 December 2021

Kryediplomatja shqiptare, Olta Xhaçka ka thënë se pati një diskutim të mirë dhe me interes me kolegët e saj nga Ballkani Perëndimor në Londër. Aty ka marrë pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Xhaçka ka shkruar në Twitter se e mirëpret angazhimin e Britanisë së Madhe në rajon.

“Duke kërkuar për të bashkëpunuar ngushtë në të ardhmen për ta avancuar stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Xhaçka.

-Advertisement-

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss i ka pritur sot ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në një takim.

Ky takim pasoi diskutimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të G7-ës, që u takuan këtë fundjavë në Liverpool të Britanisë së Madhe, e ku u përfshi edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë të Sekretares së Jashtme rë Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth Truss, Kryetare e Takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-ës, thuhet se i kërkohet Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialog dhe të bëjnë përparim në këtë proces pa vonesa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera