Lajme

Xhabir Zharku tregon për herë të parë se me kë kishte iku nga Kosova në Suedi (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 24 May 2019

Kur të gjithë prisnin që ish kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku të dërgohej për ta vuajtur dënimin në burgun e Dubravës, ai “u lajmërua” nga një vend i largët skandinav, Suedia.

Ai kishte ikur nga Kosova për tu kthyer gjashtë vjet më vonë i lirë, shkruan gazeta inFokus.

Gjatë kësaj kohe ligjërisht dënimi i ishte përfunduar pa qëndruar asnjë ditë në burg.

-Advertisement-

Gjashtë vjetë më vonë, ai rrëfen ekskluzivisht për Gazetën inFokus rrugën që ndoqi për të ikur nga Kosova deri në Suedi.

Pa u penguar nga askush, ai bashkë me nënën e tij thotë se ka kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit dhe ka udhëtuar pastaj përmes aeroportit të Shkupit për në skandinavi, shkruan Gazeta inFokus.

“Ditën kur unë jam largu nga Kosova, mund të shkoni të kërkoni tek Aeroporti i Prishtinës dhe ta shihni raportin ku shihet se unë nuk kam kaluar nga ky aeroport siç është spekulu deri më tani, por unë kam kaluar thjeshtë nga pika doganore e Hanit të Elezit në aeroportin e Shkupit, bashkë me nënën time dhe jam shkuar në Suedi”, rrëfen Zharku.

Në atë kohë, thotë se ende nuk kishte fletëarrest dhe mund të udhëtonte pa problem duke përdorur pasaportën suedeze.

“Në atë kur jam larguar nga Kosova, akoma nuk kam pasur fletëarrest, do të thotë kam qenë qytetar i lirë i Kosovës dhe pa ndihmën e askujt thjeshtë me pasaportën time suedeze, të cilën e posedojë, unë jam larguar nga Kosova”, thotë Zharku.

Këtë veprim ai thotë se e mori pasi nuk kishte alternativë tjetër.

“Kur e kam parë që të gjjitha rrugët janë mbyllur, thashë edhe më herët me këshillën edhe të shokëve të mijë të cilët kanë qenë edhe në Qeveri, shokë të gjerë, edhe nga ndërkombëtarët e kam parë se këtu nuk ka drejtësi”, rrëfen Zharku për gazetën inFokus.

Intervistën e plotë me ish kryetarin e Komunës së Kaçanikut, mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera