Lajme

Xhabir Zharku i kthehet biznesit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 24 May 2019

Ish kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku me tu kthyer nga Suedia, ku qëndroi për gjashtë vite, derisa i shmangej vuajtjes së dënimit me burg, është angazhuar aktivisht në biznesin familjar.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën inFokus tregon se aktualisht nuk është aktiv në politikë dhe merret me zhvillimin e mëtejmë të kompanisë prodhimit të materialit ndërtimor X-Fort, pronar i së cilës ka qenë më herët.

“Unë jam një qytetar i thjeshtë si të gjithë qytetarët e Kaçanikut. Unë tani mirrem me punët e mija të zhvillimit të mëtutjeshëm të fabrikës pronar i së cilës kam qenë unë më herët, por për shkak të aspekteve teknike dhe juridike unë jam tërheq dhe tani pronar është djali im bashkë me Sali Selmanin”, tregon Zharku.

-Advertisement-

 

 

Ai shprehet i kënaqur me punën që po bën dhe tregon se po përpiqet që të rijojë hapësirë më të madhe për pasimin e produkteve të tij në tregun ndërkombëtar.

“Tani jam duke u marrë me zhvillimin e fabrikës dhe plasimin e produkteve tona jashtë Kosovës”, thotë Zharku.

Ish kryetari i komunës së Kaçanikut në këtë intervistë për gazetën inFokus rrëfen në detaje se si e kalon një ditë jashtë politikës.

Intervistën e plotë me ish kryetarin e Komunës së Kaçanikut, mund ta ndiqni në videon e bashkëngjitur. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera