Sport

Xavi flet për transferimin e Haalandit dhe Moratas

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 04 January 2022

Xavi Hernandez ishte sot i pranishëm në konferencën për shtyp ku foli për disa çështje që kanë të bëjnë me transferime të lojtarëve, Dembele, Coutinho dhe Alves, tekniku i sqaron të gjitha.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur se Alvaro Morata do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, ndërsa Erling Haaland po ashtu është në radarët e blaugranave, tkeniku i katalanasve i cilëson thjeshtë hipoteza.

“Morata dhe Haaland? Nuk do flasim për hipoteza. Më mirë të flasim për atë që kemi për të folur. As Morata dhe as Haaland nuk janë lojtarët e mi, kur të jenë atëherë do flasim”, ka theksuar Xavi në konferencën për shtyp.

-Advertisement-

“Dembele? E kam thënë tashmë se pres një përgjigje nga ana e tij. Ky projekt që kemi nisur mund te jetë i mirë për të. Të presim çfarë do të vendos lojtari”.

“Coutinho? Nuk kam folur akoma me të. Për të blerë lojtarë duhet të ketë largime. Ne jemi të varur nga kjo, sepse duam të regjistrojmë edhe Dani Alves dhe Ferran Torres”.

“Alves? Ai po bën shumë mirë në stërvitje. Po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe është konkurrues. Ai është një profesionist i madh që do të na ndihmojë shumë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera