Sport

Xavi flet pas barazimit me Benfican, ‘kërcënon’ Bayern Munchenin

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 23 November 2021

Skuadra e Barcelonës ka dështuar ta mposhtë Benfican dhe ta siguroj kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve një xhiro pa përfunduar faza e grupeve, shkruan Gazeta inFokus.

Katalunasit kanë luajtur baras 0-0 me Benfican, në duelin e vlefshëm për xhiron e pestë të Grupit E.

Pas këtij barazimi ‘blaugranët’ e kanë vështirësuar shumë kalimin në 1/8 e finales së garës më prestigjioze për klube në Evropë.

-Advertisement-

Kjo pasi Barcelona duhet ta mposhtë Bayern Munchenin në ‘Allianz Arena’ në rast se Benfica triumfon ndaj Dynamo Kyivit.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i katalunasve, Xavi Hernadez, i cili është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij ndaj Benficas.

Me tekniku spanjoll ka thënë se do të fitojnë në Munchen.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve dhe qëndrimin e tyre në fushë. Ne jemi Barcelona dhe do të fitojmë në Mynih dhe në të gjitha fushat ku luajmë”, tha Xavi pas ndeshjes.

Pas këtij barazimi Barcelona renditet e dyta në Grupin E me 7 pikë, kurse Benfica mbetet e treta me 5 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera