Sport

Xavi befason Spanjën me këtë deklaratë

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 12 December 2019

Xavi ishte i pagabueshëm në fushën e lojës. Dukej e pamundur që të gabonte edhe një pasim të vetëm, por duket se spanjolli e ka humbur pak prekjen magjike kohët e fundit.

Ish-ylli i Barcelonës nuk ka bindur akoma skeptikët si trajner dhe tani ka përfunduar në shënjestrën e kritikave të opinionit publik spanjoll.

“Familja ime është shumë e lumtur, sepse na kanë dhënë gjithçka. Është një vend shumë i rehatshëm për të jetuar, mikpritës dhe i sigurt”, ka thënë Xavi për FIFA.com. Një deklaratë kjo që ka krijuar shumë debat në rrjetet sociale, sidomos në Spanjë, për shkak të mungesës së të drejtave të njeriut në Katar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera