Lajme

“Xanax nuk është paracetamol” – marshohet në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 10 October 2022

Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, në Shqipëri është mbajtur një marshim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Pjesëmarrësit dhe organizatorët kanë marshuar duke mbajtur në duar pankarta të ndryshme sensibilizuese, njofton Klankosova.tv.

“Xanax nuk është paracetamol”, “Ti je më i fortë se problemi yt”, “Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë” janë vetëm disa nga porositë e ekspozuara me qëllim të sensibilizimit.

-Advertisement-

10 tetori është përcaktuar si ditë e veçantë kushtuar Shëndetit Mendor nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

E njëjta shihet si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera