Auto&Tech

X2 i bashkohet familjes SUV të BMW-së

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 20 December 2017

BMW-ja ka konfirmuar se SUV-i i ri X2 do të debutojë në panairin e veturave që mbahet në Detroit gjatë muajit janar.

Modeli i ri SUV pritet të prezantohet së bashku me dy veturat krejtësisht elektrike, i8 Roadster dhe i3s.

X2 është modeli më i ri që i është bashkuar linjës SUV të BMW-së dhe do të jetë model mes X1 dhe X3. Nën “lëkurë” ai ka përbërës të njëjtë mekanik, por ka edhe platformën e MINI Countryman-it.

-Advertisement-

Kjo do të thotë se X2 do të ketë motor me katër cilindra, por dallon shumë nga koncepti i prezantuar në Paris gjatë vitit 2016, transmeton Koha.net.

Vetura do të ofrohet në versionet SE, Sport, M Sport dhe M Sport X.

X2 pritet të dalë në shitje kah mesi i nëntorit të vitit 2018 dhe çmimet për të fillojnë nga 35 mijë euro për modelin 20d SE.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy