Sport

WOW, Liverpooli heqë dorë nga Van Dijk, gjen zëvendësuesin e tij (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 23 August 2017

Liverpooli  është duke u interesuar që të nënshkruajë me mbrojtësin e Schalke, Benedikt Howedes, pasi ndjekja për objektivin kryesor, Virgil van Dijk duket së është e kotë.

Pavarësisht ndjekjes së nënshkrimit të futbollistit holandez gjatë gjithë verës, Jurgen Klopp ka dhënë përparësi në nënshkrimin e 29-vjeçarit, Howedes.

Kanali gjerman,Dw Sports, ka pohuar se Klopp do të jetë i gatshëm të shpenzojë 18 milionë funte për të nënshkruar me futbollistin gjerman, transmeton,ORAinfo.

-Advertisement-

Howedes ka renditur 334 paraqitje për Schalke që nga debutimi i tij i parë në ekip në vitin 2007, por ai ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Veltins Arena.

Mbrojtësi tashmë ka miq me kampin Anfield, ai e njeh mirë, Joel Matip, duke luajtur me të në Schalke për shtatë vjet.

Në anën tjetër mbrojtësi ka pohuar se nuk ka ndërmend të bashkohet me një klub tjetër të Bundesligës./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera