Rozë

Witherspoon thotë se është ngacmuar kur ishte 16 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 18 October 2017

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Reese Witherspoon ka thënë që është keqtrajtuar nga një regjisor i filmave, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kur ishte në moshën 16 vjeçare.

Në një fjalim të mbajtur në Elle Women në Hollywood ditën e hënë, ylli i “Legally Blonde” dhe “Walk The Line” ka thënë që “kishte ndjerë neveri për regjisorin”.

“Isha e nevrikosur me agjentët dhe producentët të cilët më bënë të ndjehem sikur heshtja është një kusht për punësimin tim” ka thënë Reese.

-Advertisement-

Veç kësaj ajo ka thënë që ka pasur edhe raste të tjera të ngacmimeve seksuale gjatë karrierës së saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera