Wisner: E paprecedentë si u publikua aktakuza ndaj Thaçit, Kosova është në krizë të madhe
Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 30 June 2020
Ish i dërguari i posaçëm i SHBA’së për Kosovën thotë se dialogu duhet të vazhdojë pavarësisht publikimit të propozim-aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së Kadri Veseli. Wisner ka bërë thirrje për unitet politik pasi mendon se Kosova aktualisht është në krizën më të madhe, që nga shpallja e pavarësisë, Ai thotë se publikimi i aktakuzës është rast i paprecident, por thekson se presidenti Thaçi ka dhënë fjalën për vënien e drejtësisë në vend.
“Dialogu duhet të vazhdojë por tash ka shumë gjëra që duhet të ndodhin para se të rifillojë një dialog serioz politik. Unë e shoh këtë si një sfide të madhe në historinë e shkurtër të shtetit të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur krizë kaq të madhe. Kjo është një krizë e rëndë politike dhe kushtetuese njëkohësisht. Tani kemi edhe një aktakuzë që është bërë publike në media në mënyrë të paparë më herët. Asnjëherë nuk kam parë se si një prokuror i bën publike akuzat para se gjykatësi miratojë ato ose jo. Kjo është e pazakontë madje e pa precedent. Sidoqoftë kjo është një fakt, unë e kam dëgjuar me shumë vëmendje fjalimin e presidentit të Kosovës z. Thaçi dhe unë mendoj se ai ka marrë të vetmin pozicion që ka mundur por prapë e respektoj këtë vendim. Ai tha se nëse aktakuza konfirmohet nga gjykatësi do të japë dorëheqje nga posti në presidencë dhe do të ballafaqohet me pasojat juridike. Edhe më shumë e respektoj qëndrimin e tij që ai gjithnjë e ka përkrahur drejtësinë, themelimin e kësaj gjykate dhe se ai e kishte dhënë fjalën e tij edhe para se të bëhej president se Kosova do të respektojë vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe punën e sistemit të drejtësisë”, tha Wisner pwr RTV21.
“Për të qenë shumë i sinqertë, ajo që tani më brengos, është, kriza. Kjo nuk ka ndodhur më herët dhe institucionet e Kosovës janë ende të reja. Konsensusi politik në vend është ende i dobët dhe kjo është një goditje e madhe. Nëse presidenti jep dorëheqje dhe qeveria ka një shumicë të brishtë në Kuvend si mund të rithemelohet ose rikonstruktohet një sistem funksional qeverisës, pa përmendur fare këtu se si do të ballafaqoheni pastaj me akuzat nga Dhomat e Specializuara. Mendoj që është koha që të gjithë kosovarët duhet të jenë të brengosur për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve të venit të tyre. Unë nuk bëj paragjykime se çka duhet të bëjnë liderët por ata e dinë se çka është në interesin e tyre. Nëse ka një moment kur duhet ngritur mbi dallimet personale dhe partiake dhe të bashkoheni në një qëndrim të përbashkët kombëtar që të ruhet stabiliteti i vendit dhe të krijohet një qeveri e përbashkuar që mund të përballoj edhe problemet ekonomike, shëndetësore si dhe krizën aktuale atëherë ky është ai moment. Unë besojë se të gjithë miqtë e Kosovës nga jashtë duhet të përkrahin një përbashkim të tillë. Natyrisht negociatat duhet të vazhdojnë. Europianët e kanë bërë të qartë se duan të luajnë rol në këto negociata dhe jam i sigurt se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të interesohen për këtë proces. Por kjo është disa hapa larg ku jemi tani. Fillimisht duhet të tejkalojmë krizën, duhet të menaxhojmë këtë krizë”, theksoi ai.
Por a mendon Wisner se aktakuza e ka dëmtuar pozitën negociuese të presidentit Thaçi?
“Natyrisht se po, kjo s’mund të kuptohet ndryshe. Aktakuza ndaj tij është bërë publike dhe ai ka thënë se kjo është ngjashëm me atë që ne në SHBA e quajmë ‘gjyq i kangurëve’ ku mund të gjykoheni dhe të vareni edhe para se gjykatësi t’ua jap fjalën. Çkado që të ndodh, ai tashmë akuzohet për disa krime shumë të rënda. Edhe nëse këto akuza nuk konfirmohen nga gjykatësi ose edhe nëse shkohet në proces gjyqësor dhe aktakuza mundet me procedurë gjyqësore Thaçi tërë jetën do ta bartë barrën e kësaj akuze për krimet e luftës dhe krime të rënda e specifike. Natyrisht se pozita e tij është dobësuar, nuk ka dyshime këtu. Por ka një dallim ndërmjet detyrimeve të tij ligjore, personale dhe përgjegjësive shtetërore si president i Kosovës. Aktualisht Kosova ka nevojë për lidership të fuqishëm dhe kjo nevojë është mbizotëruese, si të ruhet pavarësia e Kosovës, sovraniteti dhe stabiliteti i saj. Këto çështje aktualisht po diskutohen shumë më shumë sesa personaliteti i presidentit. Edhe pse unë bashkëndjej me të gjithë ata që janë të akuzuar sepse kjo është kohë e vështirë për ta, edhe për presidentin që e njoh personalisht dhe kam punuar më të. Edhe pse bashkëndjej me ta, sot çështja kryesore është e ardhmja e Kosovës”, tha Wisner.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...