Auto&Tech

Windows Defender nuk mjafton për bllokimin e WannaCry në Windows 7

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 23 May 2017
Microsoft më 12 maj kishte bërë një azhurnim urgjent për Windows XP për të bllokuar virusin WannaCry dhe po ashtu kishte përditësuar Windows Defender për të bllokuar infeksionin.

Shumë përdorues kanë menduar se lansimi i softuerit të sigurisë është i mjaftueshëm për t’u mbrojtur. Por, kjo nuk është e saktë pasi në rastin e Windows 7 softueri Windows Defender nuk është produkt i plotë i antivirusit.

Windows Defender ka evoluar nga antivirusi anti-spyware në softuer antivirus kur Microsoft prezantoi Windows 8, dhe kjo nënkupton se ai në Windows 7 nuk përmban funksionet tipike antivirus siç është mbrojtja në kohë reale.

Si rezultat i kësaj, përdoruesit e Windows 7, të cilët dëshirojnë zgjidhje antivirus mund të instalojnë Microsoft Security Essentials ose ndonjë zgjidhje të tretë antivirus, pasi që shumica prej tyre janë të azhurnuara për të bllokuar WannaCry.

-Advertisement-

ComputerWorld shkruan se përdoruesit e Windows 7, të cilët detektojnë WannaCry nuk mund të bazohen vetëm në Windows Defender, pasi që ai nuk është antivirus i plotë./Arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera