Lajme

William Walker vjen në Kosovë për përvjetorin e masakrës së Reçakut

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 12 January 2020

Ishte një ndër masakrat më të tmerrshme që prej Luftës së II-të Botërore.

Në Reçak nga forcat e regjimit serb nuk u kursyen, pleq, fëmijë e gra, shkruan gazeta inFokus.

Këta u vranë barbarisht pa ndonjë faj e pa ndonjë uniformë ushtarake në trup, e me të vetmën arsye, se janë shqiptarë.

-Advertisement-

E kjo masakër ishte edhe një ndër kryesorët që ngriti në këmbë ndërkombëtarët të cilët e panë se çka po bënë Serbia në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Por, pavarësisht kësaj, tash 21 vjet pas, liderët e Serbisë, jo që nuk kanë kërkuar falje, por edhe po vazhdojnë të japin deklarata skandaloze, që sipas tyre, kjo ngjarje në fakt nuk ishte e vërtetë, ani se familjarët e viktimave janë ende gjallë e ka edhe me qindra fakte të tjera.

Mirëpo, këtë punë nuk po e harron edhe pas 21-vjetësh një amerikan që e pa vet me sytë e tij e që i dëshmoj botës krimin serb.

William Walker edhe tash në 21-vjetorin e kësaj masakre do të vije në Kosovë, ashtu sikur të gjithë përvjetorë te tjerë, shkruan gazeta inFokus.

Këtë të ditur e ka bërë Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë i punëve të jashtme, Behgjet Pacollit.

“Kur të gjithë reaguan ndaj politikës së mohimit, askush nuk doli në mbrojtje të Ambasadorit Ëalker dhe punës së tij. Puna e tij atëherë është kujtimi i Reçakut sot. Me ftesën e zëvendëskryeministrit/ministrit të jashtëm, Z.Behgjet Pacolli, Z. Ëalker si çdo vit po kthehet për të respektuar viktimat e Reçakut dhe për t’i treguar Serbisë dhe Vuçiçit krimet e tyre”, ka thënë Zyberaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera