Lajme

William Walker me dedikim edhe për Besnik Tahirin: Do ta ruaj si frymëzim dhe tregim autentik të lirisë

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 22 January 2025

Besnik Tahiri, kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka takuar mikun e madh të shqipatarëve atë që ktheu sytë e botës nga Kosova në kohën e luftës, William Walker.

Walker i ka dedikuar edhe një shkrim të personalizuar në librin e tij ku e falenderon atë për të gjithë punën e tij dhe kontributin.

Ndërsa Tahiri ka thënë se është një nder i madh për të dhe se këtë dedikim do ta ruaj si frymëzim dhe tregim autentik të lirisë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Nder i madh sa herë që e takoj Ambasadorin Ëilliam Ëalker, njeriun që u bë pasqyra e mizorisë serbe mbi shqiptarët. Autografi i personalizuar në librin për Reçakun është një testament që do ta ruaj si frymëzim dhe si tregim autentik i lirisë. Ndihem krenar që në atë periudhë i kam shërbyer misionit të OSBE-së (1998-1999), të udhëhequr nga Ambasadori Ëalker. Tregimi për Kosovën, e vërteta e saj për sakrificën e një populli dhe miqësia e sinqertë që ai ka mbajtur, e kanë kthyer atë nga ambasador në një simbol që unifikon njerëzit rreth tij”, shkruan Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera