Sport

Wijnaldum flet për rezultatet e dobëta te Liverpoolit si dhe tregon të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 08 March 2021

Liverpooli është duke kaluar nëpër një krizë rezultatesh që askush nuk do ta kishte menduar, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ nuk kanë fituar në kampionat në 8 ndeshjet e fundit në shtëpi, derisa kanë pësuar humbje gjashtë herë rresht në ‘Anfield’ për herë të parë në histori të klubit.

Lidhur me formën e dobët të skuadër ka folur edhe mesfushori holandez, Georginio Wijnaldum.

-Advertisement-

Ai ka thënë që gjeja më e rëndësishme është që Liverpooli të përmirësohet.

“Gjëja më e rëndësishme është që ekipi ynë të përmirësohet”, ka deklaruar holandezi për “beINSports”.

Wijnaldum ka një kohë që është i lidhur me një kalim te skuadra e Barcelonës, pasi në fund të sezonit i skadon kontrata.

Mirëpo ai ka thënë se aktualisht është i fokusuar vetëm te Liverpooli.

“Jam i fokusuar te skuadra. Kjo është ajo që po e mendoj momentalisht”, theksoi Georginio Wijnaldum.

Liverppoli pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në Premierligë renditet i teti me 43 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera