Sport

Werner përgatit largimin nga Chelsea, zbulohen destinacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 05 October 2021

Timo Werner po kërkon të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së janarit. Gjermani iu bashkua “bluve të Londrës” 15 muaj më parë, por mesa duket nuk po arrin të shpërthejë në kampionatin anglez, ku trajneri Tuchel nuk e shikon më si titullar, pasi në gjashtë aktivizime ka realizuar vetëm një gol.

Gjermani 25-vjeçar është i lidhur me londinezët deri në vitin 2025, por pavarësisht kontratës, mund të largohet që në merkaton e dimrit, nëse te Chelsea mbërrin oferta e duhur.

Aktualisht për Werner kanë shfaqur interes klube si Atletico Madrid në Spanjë dhe Bayern Munich e Borussia Dortmund në Gjermani, me këto dy të fundit dukshëm më të avantazhuara, pasi vetë sulmuesi do të dëshironte një rikthim në atdhe.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera