Sport

Werder Bremeni nuk po kalon formë të mirë në Bundesligë, Rashica ka një mesazh për bashkëlojtarët

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 15 December 2019

Skuadra e Werder Bremenit nuk po kalon formë të mirë në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Bremeni të shtunën është mposhtur me rezultat 6-1 nga Bayern Munchenin.

Golin e vetëm për Werderin në këtë takim e shënoi sulmuesi kosovar, Milot Rashica.

-Advertisement-

Rashica realizoi një supergol, ku mori topin nga gjysma e fushës për ta dribluar Boatengun e me pas me të djathtën e tij la të shtangur portierin Neuer.

23 vjeçari po kalon formë fantastike edhe në këtë sezon, ku deri me tani ka realizuar 9 gola dhe ka asistuar 3 herë për bashkëlojtarët e tij.


Por, formë të mirë nuk po kalon klubi gjerman në të cilin paraqitet vushtrriasi.

Werder Bremeni pas 15-të xhirove të zhvilluara renditet i 15-ti me 14-të pikë.

Për këtë formë të dobët sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka dhënë një mesazh për shokët e skuadrës.

“Le të qëndrojmë së bashku për dy ndeshjet vendimtare të këtij viti. Më shumë se kurrë tani,” ka shkruar Rashica në Twitter.

Kujtojmë se Bremeni dy ndeshjet e fundit për vitin 2019 do t’i luajë kundër Mainzit në shtëpi dhe Kolnit në udhëtim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera