Sport

Wenger i shtrin dorën Ljungberg: I hapur ta ndihmoj, Arsenalin e kam në zemër

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 04 December 2019

Arsenali nuk po kalon një moment të mirë. Rezultatet mungojnë, në lojën e ekipit nuk ka ide të qarta dhe mbizotëron kaosi. Drejtuesit e klubit shkarkuan Unai Emery dhe i kanë besuar stolin momentalisht Freddie Ljungberg, ndihmësit të spanjollit.

Arsene Wenger është një legjendë e Gunners, por francezit nuk i pëlqen shumë të komentojë mbi situatën e ekipit që drejtoi për 22 vite. Gjithsesi, Ëenger pranon në një deklaratë për Telegraph se do të ndihmonte me kënaqësi trajnerin suedez me këshilla të vlefshme.

“Nuk dua të flas shumë në lidhje me Arsenalin, nuk më pëlqen ta bëj. Gjithsesi, është e qartë që ky klub është pjesë e zemrës dhe jetës time. Nëse Ljungberg do të ketë nevojë për mua, do të isha gati dhe i lumtur për ta ndihmuar dhe për t’i dhënë këshilla. I uroj të qëndrojë sa më gjatë në pankinë dhe të bëjë një punë të mirë“, thekson Arsene Wenger.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera