Lajme

Weber: Samiti i Berlinit u organizua që t’i hiqej Mogherinit dialogu nga dora

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 15 May 2019

Eksperti i çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, ka folur rreth atyre që kanë ndodhur në Samitin e Berlinit i cili u mbajt në Gjermani në fund prill të këtij viti.

Sipas Weber, Samiti i Berlinit u organizuar që të kishte një dakordim mes Gjermanisë dhe Francës, që të eliminohej një herë e përgjithmonë ideja për korrigjim të kufijve, që u prezantua nga Thaçi e Vuçiq.

Analisti gjerman thotë se gjithë kjo bllokadë e dialogut ka ardhur si pasojë e veprimeve politikisht të papërgjegjshme nga Federica Mogherini dhe ekipi i saj, rreth idesë për shkëmbime të territoreve dhe vendimit për taksën.

-Advertisement-

Weber ndër të tjera thotë se në takimin në Berlin ishte planifikuar që të fundosej ideja korrigjimit të kufijve në vija etnike.

“Berlini dhe Parisi u përpoqën që të bien dakord mbi një politikë të përbashkët” ka thënë Weber, shkruan ‘blic.rs’.

Ndërkohë ai potencon se Merkel dhe Makron e kanë marrë këtë iniciativë  që t’ia heqin nga dora dialogun Mogherinit.

“Shtetet kryesore anëtarë në këtë mënyrë i morën kontrollin ekipit të Mogherinit, e cila udhëhoqi procesin në mënyrë të paprecedentë”, ka thënë ndër të tjera Weber.

Ndërkohë kritika për mënyrën se si Mogherini e kishte udhëhequr dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vijnë edhe nga historiani Florian Bieber.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera