Sport

Web faqja e FFK-së, joaktive plotësisht

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 26 November 2018

Ka tash e disa kohë, që zyrtarët e klubeve por edhe sportdashësit nuk mund të marrin informatat e nevojshme në Web Faqen e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ajo është pjesërisht aktive, pasi në të mund të shihen vetëm ballina dhe informatat tjera si lajmet kryesore, por jo edhe detajet tjera që iu interesojnë zyrtarëve të klubeve, siç janë renditja tabelore, rezultatet etj.

Web faqja e FFK-së, e ka ndërruar dizajnin dhe tashmë janë bërë thuajse dy muaj që nuk është krejtësisht aktive.

-Advertisement-

FFK-ja nuk ka dhënë detaje të hollësishme se kur mund të aktivizohet tërësisht web faqja e tyre zyrtare, aty ku do të duhej të ishin të gjitha informacionet e nevojshme.

Mos kompletimi i web faqes së FFK-së, ndikon në qasjen me të vështirë të informacioneve nga ana e mediave dhe sportdashësve.  /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera