Rozë

Wayne Rooney shet veturën “lirë” pas skandalit për tradhti

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 23 January 2018

Pas skandalit për tradhti gjatë vitit të kaluar, ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney është duke shitur veturën e tij “tepër lirë”.

Rooney u rikthye te ekipi i tij i vjetër, Everton gjatë verës së kaluar pas një suksesi të madh 13 vjeçar në Manchester United.

Një reklamë është postuar për këtë veturë në Auto Trader, që është ueb faqja më e madhe për shitjen e veturave në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton koha.net.

-Advertisement-

Rooney ka vënë veturën e tij në shitje për 74 mijë euro. Ajo është një super veturë sportive BMW i8 hibrid që arrin shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë për 4.4 sekonda e atë maksimale prej 250 kilometra në orë.

Kjo veturë mund të përshkojë 215 kilometra me vetëm një litër benzinë dhe me një mbushje të vetme të baterive.

Ish kapiteni i Anglisë kishte blerë këtë BMW i8 para katër viteve për 50 mijë funte më shtrenjtë, ndërsa ka vetëm 8 mijë kilometra rrugë të kaluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera