Lajme

WashingtonPost raporton për protestën e sotme të opozitës në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 18 December 2017

Përkrahësit e opozitës në Shqipëri  mesditën e sotme kanë bërë përpjkje të hynë në parlament për të ndalur votimin për emërimin e një prokurori të përgjithshëm, transmeton Infokusi.com.

Përreth 3,000 protestues janë mbledhur para parlamentit duke mbajtur flamuj të Bashkimit Evropian dhe ShBA, si dhe duke thirrur kundër qeverise, ata kanë bërë thirrje që emërimi i prokurorit të ndalohet pasi që është emërim i jashtëligjshëm.

Forcat policore i kanë zmbrapsur protestuesit pasi që ata kanë thyer Kordonin e parë. Protestuesit kanë hedhur bomba me gaz lot sjellës, mediet lokale kanë  raportuar se disa persona kanë mbetur të lënduar.

-Advertisement-

Deputetët e opozitës po ashtu kanë hedhur gaz lot sjellës brenda Parlamentit, mirëpo Qeveria ka arritur që ta mbajë situatën nën kontrolle dhe ka zgjedhur Arta Markun në rolin e kryeprokurores më 69 vota pro, 2 deputetë kanë votuar kundër, dy kanë abstenuar ndërsa opozita e ka liruar sallën.

Betimi i Markut, ka ndodhur nën re tymi, si pasojë e hedhjes se gazit lot sjellës me herët nga opozita.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basham pas mbarimit se protestës  ka thënë “ky është fillimi i ngritjes së popullit”, mirëpo nuk ka sqaruar se çfarë do të ndodhë më pas.

Në disa takime më parë Basha ka thënë se do të mbajnë një proteste gjithë popullore në Janar të vitit që po vie, dhe kjo do të ndodhë të njëjtën kohë sa ne ndërmarrim hapa të mëdhenj parlamentar.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka fajësuar opozitën për ngjarjen duke thënë se kjo po e dëmton imazhin e Shqipërisë kur jemi duke pritur udhëzuesin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton Infokusi.com

Edi Rama më vonë është nisur drejt Brukselit, ku do të takohet me Kryeministrat e Ballkanit perëndimorë, një takim i thirrur nga Frederica Mogherini.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, që nga voti 2009, dhe ka marrë udhëzuesin për Bashkimin Evropian në vitin 2014 dhe shpreson që ti fillojë negocimet në vitin tjetër./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera