Rajoni dhe Bota

Washington Post suspendoi gazetaren që postoi për akuzën për përdhunim të Kobe Bryant

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 29 January 2020

Pas vdekjes se legjendës se basketbollit Kobe Bryant, gazetarja e Washington Post, Felicia Somnez u përkujdes që lexuesve tua rikujtoj akuzën e vitit 2003 ku Bryant u akuzua për përdhunim.

Gazetarja Somnez u suspendua nga Washington Post-i, kjo për shkak se ajo e bëri një tweet per rastin e akuzës ndaj Bryant vetëm disa ore pasi qe ish basketbollisti vdiq nga rrëzimi i helikopterit në të cilin po udhëtonte.

Kobe Bryant ishte akuzuar në vitin 2003 për përdhunimin e një punëtoreje 19 vjeçare të një hoteli.

-Advertisement-

Akuza ishte rrezuar një javë para se vajza te dëshmonte.

Bryant në atë kohë kishte kërkuar falje për rastin dhe pranoi se ndonëse ai kishte besuar se dëshira për marrëdhënie seksuale ishte e dy anshme, ai e ka kuptuar se ajo e ka parë këtë ndryshe nga ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera