Rozë

Wanda zotohet se do të mbrojë familjen e saj nga kur**t , i merr nga “duart” Icardin aktores argjentinase

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 21 October 2021

Pas gati 1 javë trazirash, duket se Wanda Nara ka konfirmuar rikthimin me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Mauro Icardi.

Futbollisti postoi në Instagram të mërkurën disa foto dhe falënderonte gruan e tij ‘që vazhdonte të besonte në këtë familje të bukur’.

Pas akuzave për tradhti, edhe Wanda Nara vendosi të reagojë duke publikuar në InstaStory një kolazh fotosh me babain e fëmijëve të saj.

-Advertisement-

“Kujdesem vetë për familjen time, e ruaj nga k****t dhe nga vetë jeta”, shkroi modelja seksi krahas imazheve duke lënë të nënkuptohet se i ka dhënë një mundësi martesës së tyre dhe s’do lejonte që një femër të shkatërronte atë.

28-vjeçari Icardi gjithashtu postoi një fotografi të tij me Wanda Nara duke iu drejtuar me fjalët: ‘Më mbaj fort dhe mos më lësho kurrë’.

Modelja akuzoi sulmuesin për tradhti me aktoren argjentinase, China Suarez në një postim në rrjetet sociale ku shkroi: “Shkatërrove familjen për një k***ë”.

Nëna e dy fëmijëve reagoi pas lajmeve duke thënë se Icardi e mashtroi. Sipas tij, futbollisti i kishte thënë se ishte ndarë nga Wanda gjatë kohës që shkonte ta takonte.

“Unë nuk e fillova unë e para, inkurajova ose shkaktova këtë situatë. Unë gjithmonë kam besuar se ata janë ndarë”, shkroi ajo fillimisht në Instastory.

Më pas shtoi: “Koston e prishjes së imazhit të një familjeje të lumtur e paguaj vetëm unë, jo njeriu që gaboi. Duket se është më e besueshme për këtë shoqëri, duke e ditur se si sillen gjithmonë, që të besojë se unë jam shkaktarja, ajo që mashtron dhe jo viktima.

Unë e bëj për veten time dhe për gratë e tjera që janë përdorur gjithmonë dhe që janë gjykuar. Unë jam një grua që nuk kam më frikë të kërkoj të drejtat për të jetuar pa paragjykime”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera