Wanda Nara për leuceminë: Fëmijët e mi e mësuan nga media, nuk ka diagnozë të qartë
Autori: Gazeta inFokus
11:19 | 18 July 2023
Wanda Nara ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që dolën se ajo vuan nga leucemia.
Pas lajmit që dha gazetarja argjentinase Jorge Lanata në emisionin e saj se bashkëshortja dhe menaxheri i Mauro Icardit ka një problem shumë të rëndë shëndetësor, Wanda Nara ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se nuk ka asnjë shpjegim ende sepse ende nuk e di saktësisht se çfarë po i ndodh.
Ajo shprehet se u përpoq që të mos i jepte informacione të pasakta fëmijëve në lidhje me gjendjen shëndetësore, por ata kanë mësuar gjithçka nga gazetat.
“Të mërkurën vendosa të bëj disa teste rutinë, të cilat i bëj një herë në vit ose kur dua të udhëtoj. Në analizat e mia kishte disa vlera negative, kështu që më duhej të shtrohesha në spital. Të enjten u largova nga klinika dhe diku tjetër, ku mund të bëja disa teste për të marrë disa mostra më të qarta se me çfarë kisha të bëja. Si çdo nënë, vendosa t’ua fsheh lotët dhe shqetësimet fëmijëve të mi, aq më tepër që nuk ka një diagnozë më të saktë. Fatkeqësisht, fëmijët e morën vesh nga gazetarët të premten, ndërsa unë nuk e dija se çfarë kisha.
Fëmijët e mi do të kishin mësuar gjithçka nga unë, por vendosa t’ua tregoja kur të kisha rezultatet e shumë testeve në duart e mia dhe mbi të gjitha t’uua tregoja kur të doja.
Faleminderit familjes time, miqve dhe të gjithë juve që më dhatë dashuri. Tashmë jam në shtëpi dhe në pritje të analizave të mëtejshme, pas sugjerimeve të profesionistëve që janë pranë meje. Gjithçka që ndodh dhe gjithçka që do të ndodhë do të mbetet në privatësinë time sepse dua të mbroj fëmijët e mi”, ka shkruar Wanda Nara.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...
































