Rozë

Wanda “djeg” rrjetet sociale me fotot nga pushimet

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 05 July 2022

Mauro Icardi është shpallur i padëshiruar në Paris dhe do të duhet të gjejë një tjetër skuadër, për të mos kaluar sezonin në pankinë, megjithatë menaxherja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara nuk duket e shqetësuar.

Ajo është duke kaluar pushimet në liqenin e Komos, pranë Milanos, teksa nuk harron për asnjë moment të kujdeset për komunikimin me fansat në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht foto mjaft “të nxehta”.

Bukuroshja argjentinase konfirmon kështu se mbetet në super-formë, ndryshe nga Icardi që pas më shumë se një sezoni në pankinë, ka pësuar një rënie të ndjeshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera