Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi

Autori: Gazeta inFokus
18:48 | 31 March 2023
Ishte tejet i gëzuar të kuptonte se “Marshi për Drejtësi” si solidarizim me ish-Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka marrë mbështetje edhe nga spektri i gjerë politik vendor. Ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, u shpreh i lumtur pasi edhe Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti këtë marsh.
Madje, ai thotë se do të donte të ishte pjesëmarrës edhe vet në marshin e së dieles.
“Mendoj se kjo është shumë mirë, shumë pozitive. Për këtë marshim do të doja edhe unë të isha atje të marrë pjesë. Shpresoj që e mbarë Kosova, të gjithë njerëzit pavarësisht se cilën parti politike mbështesin, të marshojnë ndaj kësaj padrejtësie që po ndodh në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve”, thotë William Walker.
“Kjo është shumë lajm i mirë. Më vjen mirë që më treguat. Do të doja që jo vetëm Vetëvendosja, por të gjithë, sikur në Izrael siç dolën, dhjetëra ose qindra mijëra, dhe të thonë: ‘Kjo nuk është ajo çfarë do të duhej të ndodhte, kjo është padrejtësi’. Do të doja të isha aty të marrë pjesë në këtë ngjarje”, na tha ai.
Pyetur se a ka ndonjë mesazh për njerëzit të cilët do të marrin pjesë në marshin e së dieles në mbështetje të ish-Krerëve të UÇK-së, Walker shprehet se duhet të artikulojnë padrejtësinë ndaj ish-liderëve dhe të ngrenë zërin.
“Do t’ju thoja se kjo çfarë po ndodh në Hagë është tejet e padrejtë duke provuar të përcaktohet se kush është kriminel lufte, ndërsa për aq sa unë jam në dijeni kriminelet e luftës janë në anën tjetër (në Serbi)”, thotë ai.
I pyetur se a mendon që vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të duhet të merrte pjesë në këtë marsh, Walker shprehet se e kupton në çfarë pozite gjendet ai.
“Kjo është pyetje e mirë. Ndryshe është për njerëzit, por ndryshe për kreun e qeverisë. Por në të njëjtën kohë është vështirë për mua të përgjigjem. Shoh arsye që ai të merr pjesë, por shoh edhe arsye se pse nuk do të merrte pjesë”, tha ai për Insajderin.

Të tjera
-
Eksperti gjerman: Kurti i pari kryeministër kosovar që rrezikoi raportet me ShBA-të
Eksperti për Ballkanin Oliver Jens Schmitt, ka folur për situatën në veriun e...
-
Plagoset një person në Podujevë, Policia thotë se të dyshuarit janë arrati
Një person është dërguar dje në QKUK pasi është plagosur me armë zjarri nga d...
-
Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat
Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krim...
-
Situata në veri, Lajçak e Escobar nesër vizitojnë Kosovën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis...
-
Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave
Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e q...
-
Murtezaj: Në secilën fushë, për ATK-në veriu është sfidë
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Mur...
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për...
-
47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër
Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti ...
-
Kusari-Lila: Themelimi i Asociacionit veç sipas Kushtetutës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me min...
-
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi p...
-
Presidentja e Indisë do ta vizitojë Serbinë: S’e njohim Pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Indisë, Droupadi Murmu, të mërkurën (07.06.2023) pritet ta vizi...