Lajme

Walker në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut: Hera e parë që po vij me bastun, por dua të vij sa herë të më jepet rasti

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 15 January 2024

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, ka ardhur në Reçak për të bërë homazhe në 25-vjetorin e masakrës që kishte ndodhur në këtë fshat.

“Kam ardhur t’u them tungjatjeta miqve të mi në Reçak, ku disa prej tyre i njoh që 25 vjet. Disa prej tyre janë ndarë nga jeta dhe siç mund ta shihni [ngreh lart bastunin] asaj rruge jam edhe une”, ka thënë Walker.

“Kjo është hera e parë që më është dashur të vij me bastun, por ende dua që të vij në Reçak sa herë të më jepet rasti”.

-Advertisement-

“Më vjen mirë që ende ka po aq interesim se çfarë ka ndodhur në Masakrën e Reçakut 25 vjet nga sot.

“Për mua është shumë emocionuese. Shpresoj të jetë kjo një përvojë emocionuese për të gjithë njerëzit që tani rrojnë dhe prosperojnë në Republikën e Kosovës e që është një tregim i bukur për të cilin njerëzit e këtij fshati u desh që fatkeqësisht të sakrifikojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera